Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Qarkut Gjirokastër

Është zhvilluar takimi i Komitetit Rajonal të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Qarkun Gjirokastër, nën drejtimin e Prefektes Albana Hasanaj, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse, përfshirë edhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM).
Gjatë takimit u prezantua puna e AdZM Gjirokastër në menaxhimin e territorit, mbrojtjen e biodiversitetit dhe sfidat që kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional. Po ashtu, u paraqitën zhvillimet më të fundit për administrimin e Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ekosistemit dhe promovimit të tij si model i zhvillimit të qëndrueshëm.
Takimi shërbeu për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve, me qëllim mbrojtjen efektive të zonave të mbrojtura dhe rritjen e ndikimit të tyre në zhvillimin lokal.
Previous Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Qarkut Durrës

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM