Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është autoriteti qeveritar përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri. AKZM operon përmes 12 Administratave Rajonale për Zonat e Mbrojtura (AdZM), të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për menaxhimin dhe monitorimin e zonave të mbrojtura brenda rajonit të tyre. Përmes bashkëpunimit me aktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, AKZM synon forcimin e kapaciteteve institucionale, ruajtjen e biodiversitetit dhe përfshirjen aktive të komuniteteve vendore në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Në këtë kuadër, AKZM është përfshirë në zbatimin e projektit “Integrimi i biodiversitetit në zhvillimin dhe planifikimin bregdetar për një turizëm të qëndrueshëm”, të financuar nga GEF dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i aktiviteteve sipas këtij projekti është integrimi i ruajtjes së biodiversitetit në zhvillimin e turizmit bregdetar në Shqipëri, duke përmirësuar menaxhimin e qëndrueshëm të Zonave Kyçe të Biodiversitetit (KBA). Kjo përputhet me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së biodiversitetit, të përcaktuara në objektivat e projektit.
Një nga aktivitetet kryesorë të projektit është zbatimi i programit juniors për përfshirjen e të rinjve profesionistë në qendrat e vizitorëve që lidhen me KBA, për promovimin e edukimit mjedisor dhe praktikave të qëndrueshme të turizmit si dhe realizimin e vlerësimit të gjendjes së turizimit në ZM nëpërmjet analizës METT, për të siguruar aktivitete të qëndrueshme turistike.
Përmes këtij komponenti, AKZM do të angazhojë 8 profesionistë të rinj për zonat kyç për biodiversitetin (KBA), të përzgjedhura nga projekti, për një periudhë 1 vjeçare, për të përforcuar aftësitë e profesionistëve të rinj në monitorim ekologjik dhe menaxhim të qëndrueshëm të biodiversitetit, duke i përgatitur për t’u angazhuar drejtpërdrejt në ruajtjen dhe menaxhimin e KBA-ve kritike me fokus në habitatet estuarine dhe zonat e lagunave.
8 (Tetë) Profesionistë të rinj në Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura