Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, së bashku me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, nën projektin #EU4Nature, shpall Konkursin Kombëtar “Kullat e Vrojtimit – Inteligjenca Natyrale, Artificiale & Kolektive”. Një mundësi reflektimi dhe kontributi për studentët e arkitekturës, vizioni dhe puna e të cilëve do të reflektohet me tre projekte fituese, të aplikuara në 3 vendodhje të ndryshme. Tre çmimet e para do të fitojnë 3 kontrata pune 6 mujore me AKZM, mundësuar falë mbështetjes së projektit EU4Nature financuar nga BE dhe SIDA dhe zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me AICS.
Takimi i parë do të mbahet në datë 26 Nëntor 2025, ora 10:00, pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU).
Gjeni më poshtë të gjithë informacionet e detajuara mbi aplikimin në konkurs:
–Poster Promovues
–Terma Reference “Konkursi i Kullave të Vrojtimit”
–Kalendari, data me rëndësi
–Harta orientuese
