Në mjediset e kubit inNature, u zhvillua takimi i parë mbi nisjen e procesit të hartimit të “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar të Llogarasë”.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, AdZM Vlorë dhe ekspertë të angazhuar në hartimin e këtij plani, u diskutua mbi strukturën dhe të gjithë komponentëve kyç që duhet të përmbajë plani i integruar në ruajtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.