Tashmë data 26 gusht është kthyer në një traditë për nismën “Male të Pastra” ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ku me qindra vullnetarë, institucione, organizata dhe shumë të tjerë bëhen pjesë e aksioneve të pastrimit/ ndërgjegjësimit të ndërmarra në të gjithë Shqipërinë. Një punë e realizuar me përkushtim dhe dashuri për zonat e mbrojtura, aty ky ekosistemet natyrore meritojnë të jenë të pastra dhe të shëndetshme.
Këtë vit, aksioni u shtri në Parqe Kombëtare dhe Natyrore, konkretisht:
Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”
Parku Kombëtar “Mali i Dajtit”
Parku Kombëtar “Shebenik”
Parku Kombëtar “Mali i Tomorrit”
Parku Kombëtar “Prespë”
Parku Kombëtar “Llogara”
Parku Natyror “Korab-Koritnik”
Parku Natyror “Qafështamë”
Parku Natyror “Zagori”
Malet janë sot më të pastra falë qindra pjesëmarrësve në këtë aksion ndërgjegjësues! Çdo dorë e dhënë është një kontribut me vlerë për natyrën!