Analiza e dëmeve dhe humbjeve nga zjarret në pyje dhe kullota është një nga masat e nevojshme për fazën e rimëkëmbjes.
Zhvilluam sot një inspektim në terren mbi situatën në Parkun Natyror “Syri i Kaltër”.
Në vlerësimin paraprak rezulton 30.66 ha e sipërfaqes së përshkruar apo të djegur brenda parkut.
AKZM, së bashku me stafin e AdZM Vlorë dhe struktura shtetërore janë angazhuar plotësisht për të rikthyer sigurinë tek komuniteti, subjektet në zonë dhe vizitorët e shumtë të parkut natyror.
Solidarizimi, bashkimi i përpjekjeve, rimëkëmbja psikologjike dhe emocionale, janë parimet që na udhëheqin në këtë fazë të rimëkëmbjes.
Të jemi bashkë në këtë sfidë të madhe!