Mbahet takimi i 2-të mbi Hartimin e Planit të Menaxhimit për Monumentin e Natyrës, Ujërat Termale të Bënjës

Në mjediset e inNature u mbajt takimi i dytë i procesit të “Hartimit të Planit të Menaxhimit për Monumentin e Natyrës, Ujërat Termale të Bënjës”, i cili bëhet i mundur falë projektit “Mjedise të qëndrueshme në Zonat e Mbrojtura për përdorim më të mirë nga qytetarët – SEPAC”.

Takimi kishte për qëllim prezantimin dhe rishikimin e draftit final të planit të menaxhimit, i cili synon ruajtjen, administrimin, si edhe përdorimin e qëndrueshëm të monumentit dhe zonës përreth, si një ndër asetët më të frekuentuara nga turistët në Qarkun Gjirokastër.

Previous NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM