Është zhvilluar për vitin 2024 “Censusi i Pelikanit Kaçurrel për Evropën juglindore”.
Në zbatim të të gjitha protokolleve të nevojshme, specialistë nga disa prej AdZM-ve në bashkëpunim me PPNEA, ekspertë ornitologë, përfaqësues nga organizatat mjedisore dhe dashamirës të natyrës, përfunduan me sukses procesin e vrojtimit dhe numërimit të Pelikanit kaçurrel, një prej specieve më të rëndësishme të vendit tonë. Ky proces kaq i rëndësishëm na ndihmon gjithashtu në hartimin e strategjive dhe politikave kombëtare të ruajtjes dhe menaxhimit të habitatave të Pelikanit.