Mbahet Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore Dibër

Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Dibër u zhvillua sot në prezencë të Drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, Prefektit të Qarkut Dibër, z. Nexhbedin Shehu, Kryetarit të Bashkisë Dibër z. Rahim Spahiu, Kryetarit të Bashkisë Mat z.Agron Malaj, AdZM Dibër, përfaqësues nga institucione lokale, shoqëria civile, bashkëpunëtorë etj, në prani të të cilëve prezantuam risitë që sjell amendimi i Ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe detyrimet që lindin në zbatim të tij.

U trajtuan rezultatet e përftuara nga puna në terren, si dhe objektivat e reja në menaxhimin sa më efektiv të zonave të mbrojtura, pjesë e Qarkut Dibër, aty ku bënë pjesë edhe një ndër parqet natyrore më të dashura për vizitorët, siç është Liqeni i Ulzës.

Previous Mbahet Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore Durrës

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM