Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Kukës u zhvillua sot në prezencë të Drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, Prefektit ë Qarkut Kukës, z. Agron Geca, përfaqësues nga Këshilli i Qarkut, Policia e Shtetit, bashkëpunëtorë, etj.
Përgjatë komitetit u prezantuan risitë që sjell amendimi i Ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe detyrimet që lindin në zbatim të tij; u propozuan disa zona të reja për t’u përfshirë në listën e zonave të mbrojtura; u diskutua mbi problematikat e zjarreve të shkaktuara në pyje nga pakujdesia apo papërgjegjshmëria e individëve.
Gjithashtu, temë e rëndësishme ishte edhe mbarvajtja e sezonit turistik, pasi Qarku i Kukësit dhe zonat e mbrojtura pjesë e tij kanë marrë një zhvillim të konsiderueshëm për sa i përketë numrit të lartë të vizitorëve që duan të eksplorojnë shtigjet apo atraksionet natyrore.