Është zhvilluar në Tiranë konferenca me temë “Parku Kombëtar i Lumit Vjosa-Projekti VjoSusDev”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Departamenti I Biologjisë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Consortium Euronatur (Germany) / Ecoalbania (Albania).
Konferenca bëri bashkë ekspertë akademikë me një eksperiencë të gjatë kërkimore në basenin ujorë të Lumit Vjosa, institucione lokale dhë palë të interesuara, përgjatë së cilës prezantuan të dhënat e arritura dhe praktikat më të mira për ruajtjen e mëtejshme të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Basenit Ujor të Lumit Vjosa.