Censusi i shpendëve ujorë dimërues në Shqipëri 2024

Censusi ndërkombëtar i shpendëve ujor është një program monitorimi që zhvillohet njëkohësisht në 143 vende të botës, për të mbledhur informacion mbi numrin e shpendëve ujorë në zonat ligatinore, duke përcaktuar madhësitë e popullatave të shpendëve ujor.

Kjo ngjarje është zhvilluar përgjatë ditëve 13 dhe 14 janar 2024, ku marrin pjesë ekspertë ornitologë nga organizatat e mbrojtjes së shpendëve, institucione akademike dhe punonjës të AdZM-ve, që përfshihen në role të ndryshëm; përfshirë organizimin në terren, vëzhgime dhe numërim të specieve apo zonave të caktuara. Censusi u zhvillua në 33 zona gjithsej, të cilat janë përcaktuar nëpërmjet koordinimit të përbashkët të ekspertëve të censusit.

Bazuar në “Udhëzuesin për Pjesmarrësit në Censusin Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit në Shqipëri” është kryer procesi i numërimit të shpendëve ujor, me mbikqyrjen nga ekspertë dhe specialistë, njohës të metodologjisë së censusit. Metodologjia përfshin informacion për zonat, mbulimin gjeografik të secilës zonë, vendnumërimet dhe poligonet e sipërfaqes ku realizohet numërimi. Identifikimi dhe teknikat e monitorimit të shpendëve, organizimi për ndjekjen e proçedurave janë hallkat kryesore që çojnë në mbledhjen shkencore të të dhënave për shpendët e ujit, mbi bazën e të cilave vlerësohen popullatat e tyre.

Previous Arritjet e vitit 2023 dhe objektivat e vitit 2024 për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM