Në kaudër të Ditës Botërore të Turizmit, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro Furxhi, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë ministror dhe liderëve botërorë të sektorit të turizmit, të mbajtur në Riad, Arabi Saudite. Ministrja Kumbaro njoftoi se Shqipëria pranverën e ardhshme do të jetë organizatore e Konventës Ndërkombëtare të Turizmit “FESTA 2”, me pjesëmarrjen e më shumë se 40 ministrave dhe përfaqësuesve të lartë të këtij sektori, gjatë të cilit do të mbahet edhe takimi i Komisionit Evropian i Organizatës Botërore të Turizmit, për herë të parë në vendin tonë. Investimet e gjelbërta dhe turizmi i qëndrueshëm ishin kryetema e organizimit të këtij eventi në Riad, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, ku modeli shqiptar po vlerësohet gjithmonë e më shumë ndërkombëtarisht.