Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi gjatë vizitës së saj zyrtare në Athinë u takua me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë së Greqisë, Kostas Skrekas së bashku me zëvendësministrin Giorgos Amiras ku diskutuan për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar dhe bashkëpunimin për të krijuar parkun ndërkufitar Vjosa-Aoos.
Së shpejti do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi mes dy ministrive dhe do të ngrihet një grup i përbashkët pune për planin e menaxhimit dhe shpalljen e Parkut të parë ndërkufitar të lumit të fundit të egër në Europë.