Vjosa Lumi i Egër – Park Kombëtar – Vizioni dhe Studimi i Fizibilitetit

Pas një pune intensive gjashtë mujore të ekipit prej 30 ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, u paraqit sot pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dokumenti “Vjosa Lumi i Egër – Park Kombëtar – Vizioni dhe Studimi i Fizibilitetit”.

Ky dokument iu dorëzua Drejtores së Përgjithshme të AKZM znj. Daniel Pirushi, nga Koordinatorja kombëtare e projektit znj. Adelina Greca. Dokumenti prej 200 faqesh, që është hartuar sipas standardeve ndërkombëtare të mbrojtjes dhe mban vulën e IUCN është baza për shpalljen e Lumit Vjosa Park Kombëtar në pranverën e vitit të ardhshëm.

Certifikimi i procesit nga Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës u publikua disa ditë më parë gjatë punimeve të COP15 në Montreal të Kanadasë, në ceremoninë dedikuar projektit të lumit Vjosa si Park Kombëtar ku morën pjesë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro dhe Drejtori Ekzekutiv i Patagonia z. Ryen Gellert.

Një falenderim i madh shkon për Patagonian si partnerin e MTM në këtë projekt historik si dhe gjithë ekspertëve të projektit, specialistëve të MTM dhe AKZM që punojnë pareshtur për t’i dhënë Shqipërisë dhe Europës – Parkun e parë kombëtar të një lumi të egër.

Previous Takim me delegacionin gjerman, partnerët tanë të rëndësishëm në nismat dedikuar mjedisit dhe turizmit

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM