Është mbajtur në Gjirokastër takimi i radhës i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore të qarkut Gjirokastër, me praninë e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi dhe nën drejtimin e prefektit të qarkut, z. Odise Kote.
Me vendimet e reja të qeverisë shqiptare 26% e territorit të Qarkut tashmë është territor zonë e mbrojtur, që i nënshtrohet rregullave e ligjësive të veçanta, duke krijuar shanse e mundësi për zhvillimin e turizmit dhe ekonomive lokale.
Rëndësi të veçantë në takim, ju dha edhe ecurisë së procesit të punës, mbi projektin madhorë të shpalljes Park Kombëtar të Lumit Vjosa, i cili shumë shpejt do të jetë një model i shkëlqyer.