12 AdZM kontribuojnë në planin kombëtar të pastrimit

Me shtimin e numrit të vizitorëve në Zonat e Mbrojtura, shtohen edhe mbetjet ditore pranë këtyre mjediseve. 12-të Administrata Rajonale të Zonave të Mbrojtura, kujdesen për një menaxhim sa më të mirë të zonave dhe peizazheve, duke këshilluar vizitorët për menaxhimin e mbetjeve që ata gjenerojnë. Në mënyrë të rregullt kryhen pastrime, pasi shumë prej vizitorëve kur largohen nuk i marrin me vete mbetjet, duke treguar papërgjegjshmëri të theksuar. AdZM-të dita-ditës kryejnë aksione pastrimi, nisma të cilave ju bashkohen edhe institucione të tjera shtetërore, qytetarë të të gjitha moshave, apo edhe turistë. Zonat e Mbrojtura, si një ndër kontributorët e rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, kanë një angazhim të përditshëm dhe të vazhdueshëm të punonjësve në terren, për mbajtjen pastër të mjediseve natyrore, në mënyrë që vizitorët vendas dhe të huaj të shijojnë peizazhet në të gjithë vendin.

Previous Rrëqebulli i Ballkanit, thesari i Shqipërisë

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM