100 vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar, Kumbaro: Viti 2024 “Viti i Pyjeve”

Në kuadër të 100-vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar u mbajt një ceremoni në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vlerësoi punën e bërë përgjatë viteve në administrimin dhe mbrojtjen e pyjeve, si dhe i përgëzoi për ixhinjerët e vjetër të pyjeve, mes tyre dhe shefin e sektorit të menaxhimit në AKZM, Sulejman Xhepa me çertifikatë mirënjohjeje.
Ministrja informoi se, “nga sot nis një kalendar pune me një planveprimi konkret, me një hartë pune që do të shtrihet përgjatë gjithë vitit 2023-2024 në emër të pyjeve që do të shoqërohet dhe me planin e vet financiar. Kjo është detyra kryesore e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve së bashku me ministrinë, e cila që prej 1 janarit është riorganizuar në mënyrë substanciale, duke krijuar Drejtorinë e Natyrës dhe Pyjeve që do të mbulojë specifikisht Zonat e Mbrojtura dhe sektorin e pyjeve dhe kullotave”.
Kumbaro gjithashtu renditi dhe një sërë arritjesh të bëra gjatë këtyre viteve në sektorin e pyjeve.
Ajo theksoi se, “u krijua një agjenci e dedikuar për Zonat e Mbrojtura që është një ndër arritjet e rëndësishme të sektorit të mjedisit. Pyjet në këto zona të mbrojtura zënë një sipërfaqe të konsiderueshme. Zonat e Mbrojtura që sot nga 17.5% që i kishim dy vite më parë i kemi rritur në territor në masën 21.3% dhe parashikojmë ta rrisim dhe këtë vit më një ndër zonat më të rëndësishme të ekosistemit shqiptar që është gjithë Lugina e Vjosës bashkë me degët Shushicën, Bënçën dhe Drinon. Të cilat janë tashmë në procesin e konsultimit publik për të shkuar drejt shpalljes Park Kombëtar. Gjithashtu kemi iniciuar dhe një bashkëpunim me fqinjin grek për të ndërtuar një park kombëtar ndërkufitar me pjesën e burimit të Lumit Vjosa në Greqi”.
“Vendosja e moratoriumit për ndalimin e prerjeve të pemëve ishte një tjetër rezultat i këtyre viteve të fundit. Ngritja 3 vjet më parë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të pyjeve i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve është një tjetër hap i rëndësishëm që përtej decentralizmit të administrimit të përditshëm të ekonomive pyjore, janë menaxhim, shëndoshje e ekonomive pyjore nga bashkitë. Kemi Agjencinë Kombëtare të pyjeve që ka detyrën kryesore monitorimin, ndjekjen, përcaktimin e rregullave dhe së shpejti shtrirjen në territor me agjencitë e saj rajonale”, shtoi ministrja.
Kumbaro theksoi se, “ngritja e sistemit të informacionit në pyje është një tjetër risi e viteve të fundit. Sistemi i inventarit kombëtar të pyjeve, i cili do të jetë i vlefshëm për një periudhë 8-vjeçare është një tjetër hap në këtë drejtim. Ndërtimi dhe hartimi i regjistrit kombëtar të pyjeve që sipas specialistëve falë projektit që kemi ndërtuar me qeverinë suedeze numëron 1 milion e 100 mijë hektarë pyje”.
Ajo tha se, “qeveria ka vazhduar të përmbush prioritetin për mundësimin e një kuadri ligjor që i përshtatet statusit aktual të pasurisë pyjore të vendit, ku bashkitë si pronare dhe administratore të kësaj pasurie kombëtare duhet të bëjnë të mundur që mbrojtja dhe rehabilitimi i tyre të arrihet nëpërmjet komuniteteve lokale që e bazojnë jetesën tek kjo pasuri kombëtare që janë përdorur tradicionalisht prej tyre dhe këtu kemi shumë punë për të bërë”.

 

Previous Njoftim për vend të lirë pune

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM