Workshop-i Kombëtar për monitorimin dhe raportimin e performancës së Zonave të Mbrojtura

Është mbajtur në Tiranë Workshop-i Kombëtar për monitorimin dhe raportimin e performancës së Zonave të Mbrojtura, në kuadër të projektit #EU4Nature.
Përfaqësues nga AKZM, UNDP, IUCN ECARO, konsulentë dhe ekipi i projektit, prezantuan punën dhe sfidat drejt standardizimit kombëtar të monitorimit të performancës dhe përdorimit të METT-4 si mjet kyç për vlerësimin e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri. Gjatë workshop-it u theksuan disa elementë kryesorë si:
-Standardizimi i monitorimit në të gjitha zonat e mbrojtura;
-METT-4 si instrument kombëtar për vlerësim;
-Rëndësia e monitorimit të specieve dhe habitateve kyçe;
-Hapa konkretë drejt kërkesave të raportimit për Natura 2000.
#EU4Nature financohet nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Suedeze, dhe zbatohet nga UNDP dhe AICS. Projekti mbështet Shqipërinë në forcimin e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, mbi baza shkencore dhe standarde të BE-së.
Previous Për ty natyrë – Suksesi i një vizioni

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM