Vlerësimi dhe ngritja e kapaciteteve të komiteteve menaxhuese në zonat e mbrojtura mjedisore. Zonat e mbrojtura përbëjnë një nga instrumentet më të rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit, ekosistemeve natyrore dhe trashëgimisë mjedisore të vendit. Megjithëse rrjeti i zonave të mbrojtura është zgjeruar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, efektiviteti i menaxhimit mbetet një sfidë thelbësore. Rritja e presioneve nga aktivitetet njerëzore, zhvillimi turistik i pakontrolluar, shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, përbëjnë pengesa serioze për ruajtjen e vlerave natyrore dhe kulturore të këtyre zonave.
Bazuar në Ligjin nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar, Komitetet e menaxhimit, mbikëqyrin dhe sigurojnë për zbatimin e planeve të menaxhimit në zonat e mbrojtura mjedisore. Për këtë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, me mbështetjen e UNDP, nëpërmjet projektit EU4Nature, ka vlerësuar dhe hartuar një studim mbi ngritjen e kapaciteteve të komiteteve të menaxhimit në zonat e mbrojtura mjedisore.
Në praninë e Znj. Randi Davis – Përfaqësuese e Përhershme e UNDP në Shqipëri, realizuam një takim me 12-të Prefektët. Mirënjohje për kontributin e tyre në takim dhe për bashkërendimin e pakushtëzuar në çdo aksion, çdo projekt, çdo sfidë që përballim së bashku.