Parku Natyror “Liqenit të Ulzës” destinacioni turistik ndër më interesantët në Qarkun e Dibrës, ku prej disa muajsh është duke u implementuar projekti mbi Rehabilitimin e Parkut Natyror dhe zonës përreth tij nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Ulza ofron një peizazh të mrekullueshëm me pyje të shumtë e kullota masive, me ujëra sipërfaqësore e nëntokësore, me masive shkëmbore që i japin variacion në formë e në ngjyrë këtij peizazhi që po merr një tjetër jetë falë projektit, i cili mundëson infrastrukturë cilësore, shtigje të reja natyrore, krijim të hapësirave rekreative, Qendër Vizitorësh, restaurimin e urave simbol të zonës, si edhe rivitalizimin dhe përfshirjen e hidrocentralit të Ulzës në itenerarin turistik.