Vijon puna mbi Planin Financiar të Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”

Në kuadër të projektit #EU4Nature, u zhvillua sot takimi i dytë teknik për detajimin e Planit Financiar të Parkut Kombëtar të Malit të Dajtit, i cili është aktualisht në proces hartimi nga konsulenti i kontraktuar nga UNDP, në bashkëpunim me AdZM Tiranë dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Plani financiar do të lidhë objektivat e Planit të Menaxhimit me të ardhurat dhe shpenzimet e nevojshme për arritjen e tyre gjatë një periudhe 10-vjeçare, përmes dy skenarëve – bazik dhe optimal dhe vleresimit te “GAP” ne financim. Ky proces synon të forcojë planifikimin afatgjatë dhe qëndrueshmërinë financiare të parkut, duke mbështetur menaxhimin efektiv dhe të qëndrueshëm të tij.
Projekti #EU4Nature financohet nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Suedeze, dhe zbatohet UNDP dhe AICS, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe AKZM.
Previous Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Kukësit

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM