U mbajt sot takimi i radhës i Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Shebenik”. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi, prezantoi procesin e nisur nga AKZM për të siguruar konformitetin me elementët tekniko-formalë për shpalljen e zonave të mbrojtura sipas Ligjit nr. 21/2024.
Komiteti i Menaxhimit u ndoq edhe nga grupi i ekspertëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të cilët janë pjesë e rëndësishme e procesit të rishikimit të akteve ligjore të shpalljes së zonave të mbrojtura. Pjesëmarrësit nga komuniteti, ekspertë, organizata, institucione lokale, etj. ndanë komentet dhe mendimet e tyre mbi menaxhimin sa më cilësor të parkut kombëtar.