Janari është muaji i Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë Dimërues, eventit vjetor më të rëndësishëm për popullatën e shpendëve në Shqipëri.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, së bashku me AOS-Albanian Ornitological Society, realizuan takimin kordinues mbi zhvillimin e një procesi sa më cilësor dhe efektiv, në data 17-18 janar 2026.
34 pika numërimi do të ndiqen nga ekspertë ornitologë, 12-të AdZM, organizata jo-fitimprurëse mjedisore, studentë dhe dashamirës të natyrës, të cilët do të japin kontributin e tyre në numërimin dhe vlerësimin e popullatave të shpendëve të ujit në zona ligatinore bregdetare, liqene natyrore dhe artificialë, grykëderdhje lumenjsh, këneta, etj.