Mbrojtja e biodiversitetit në Shqipëri nis me dijen e duhur!
Në kuadër të projektit #EU4Nature, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe UNDP Albania organizuan një takim konsultativ mbi identifikimin dhe përditësimin e statusit të specieve indikatore.
Profesorë, akademikë, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve kërkimore-shkencore u mblodhën për të identifikuar 6 specie indikatore kyçe, në 10 zona pilot të mbrojtura. Plani i veprimit është në proces hartimi për të siguruar ruajtjen e këtyre specieve.
Nga metodologji të reja për ruajtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e menaxhimit të këtyre zonave, deri tek hapat e parë drejt krijimit të një Forumi të Ekspertëve të Biodiversitetit, ky bashkëpunim po krijon themele të forta për ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri.