Në mjediset e kubit inNature mirëpritëm studentët, të cilat kanë zgjedhur të bëhen pjesë e Konkursit Kombëtar “Kullat e Vrojtimit – Inteligjenca Natyrale, Artificiale & Kolektive”.
Një takim frytdhënës, në të cilin ndamë projekt-idetë e propozuara prej tyre, ku falë mbështetjes së UNDP Albania përmes programit #EU4Nature, do të bëjmë realitet tre projektet fituese. Një mundësi e shkëlqyer, e cila jetëson vizionin e të rinjve për një turizëm natyror sa më gjithëpërfshirës në territorin e zonave të mbrojtura të vendit.