Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës informuese në zonat e mbrojtura për të ofruar një eksplorim sa më cilësor për vizitorët, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura mundësoi vendosjen e tabelave të reja informuese në Peizazhin e Mbrojtur Liqeni i Pogradecit, Parkun Kombëtar Shebenik, Parkun Natyror Korab-Koritnik dhe Parkun Kombëtar të Alpeve. Gjithashtu, janë vendosur edhe disa tabelave informuese mbi monumentet e natyrës që ndodhen në këto parqe.