Bogove

Bogovë

Rezervat Natyror i Menaxhuar, “Bogovë”, pjesë e Qarkut Berat, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 60, datë 26.1.2022 u miratua ndryshimi i sipërfaqes së ekosistemit natyror “Bogovë”, shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 330 ha në 342.1 ha.

Ndodhet afër Bogovës, në shpatin e majtë të luginës së Osumit të Mesëm, midis fshatrave Therepel, Valë dhe Bogovë, nga 200-700m mbi rrafshin e detit. Territori i tij përbëhet nga depozitime flishi, që përfaqësohet nga argjila, subargjila, ranorë etj.

Është i mbuluar kryesisht nga shkurret, ku dominon Ilqja (Querque ilex), Shqopa (Erica arborea), Mareja (Arbutus unedo), Dëllinjat, Shkoza, Bulgëri, Mretja etj. Pjesa më e madhe e ekosistemit paraqitet në gjendje të mirë, ka mbirje të filizave të rinj si: Ilqe, Frashër, Panjë, Mëllezë.

Kjo situatë pasqyrohet edhe në llojshmërinë e faunës. Fauna e egër përbëhet nga Dhelpra, Baldosa, Kunadhja, Mëllenja, Guhaku dhe kohët e fundit ka filluar të popullohet edhe nga Derri i egër.

Rezulton se në këtë zonë gjenden: 4 tipe, habitate natyror; 2 lloj, floristik më të rëndësishëm, 1 lloj, i Aneksit IV, të Direktivës së Habitatit dhe 1 lloj, të Listës së Kuqe të IUCN-s; nga llojet faunistike: 1 lloj, Seriozisht të rrezikuar, 8 lloje, Thuajse të rrezikuar, 6 lloje, Vulnerabile, 46 lloje, Jo të shqetësuar, 2 lloje, Nuk ka të dhëna dhe 14 lloje, Jo në listën e IUCN-s.

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM