Është zhvilluar Censusi i Dallëndyshes së detit faqebardhë (Chlidonias hybrida), në brigjet e Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Liqeni i Shkodrës”, konkretisht në vendet e quajtura Shegan, Flakë, Kamicë, Bregu i Rërës.
Censusi zhvillohet për të katërtin vit radhazi dhe nga viti në vit ka rritje të numrit të individëve të regjistruar. Për këtë vit kemi numëruar 670 individë, e përkthyer në 335 çifte, të cilat janë në prag folenizimi.
Vlen për t’u theksuar fakti se Liqeni Shkodrës është i vetmi mjedis në vendin tonë ku kjo specie folenizon. Dallëndyshja e detit faqebardhë folenizon në mjedise ujore, mbi zambakë, në thellësi rreth 1 m.