Programi “Njeriu dhe biosfera” Vjosa në UNESCO ishte tema e tryezës së gjelbër, organizuar më datë 27 maj pranë mjediseve të Fakultetit të Shkencave Natyore dhe Humane, të qytetit të Korçës. Pjesë shumë e rëndësishme e panelit kryesor ishin Znj. Monica Merino, përfaqësues e UNDP-së në Shqipëri, Znj. Daniel Pirushi, Dretjor i përgjithshëm AKZM, Z. Nertil Jole, Prefekt i qarkut Korçë dhe Kryetari i Komitetit të Menaxhimit, Z. Sotiraq Filo, Kryetar Bashkia Korçë, Znj. Violeta Zuna, Menaxhere programi pranë UNDP dhe Z. Gjergji Koki, drejtor AdZM Korçë. Mysafirë i veçantë i tryezës ishte edhe Z. Dejan Panovski, anëtar i sekretariatit të përbashkët për nominimin e RNB Ohër-Prespa. Tryezës sonë iu bashkuan po ashtu përfaqësues nga Bashkia Pogradec, Korçë, Maliq, Kolonjë Pustec, Prof. Dr. Sonela Stillo, Dekane e Fakultetit të shkencave të natyrës dhe humane, Dr. Elda Nuni zv. Dekane e fakultetit, pedagogët Desareda Mero, Arben Gjata Tanja Kamburi, studentë nga fakulteti i shkencave të natyrës, ALCDF, Aceg, PPNEA.
Znj. Merino përgjatë diskutimit të saj përmendi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen nga UNDP për zonat e mbrojtura. Po ashtu ajo nënvizojë se edhe në programi i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, do të vazhdojë të mbështesë në përmirësimin, menaxhimin dhe rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura, deri në masën 30%, brenda vitit 2030. Znj. Pirushi përmendi statusin e lumit Vjosa si Park Natyror, i cili tashmë gëzon një plan të integruar menaxhimi, i cili është prezantuar përgjatë muajt maj në Qarkun Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Tashmë AKZM po punon bashkarisht me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për përgatitjen e procesit të nominimit që lumi Vjosa të fitoj statusin UNESCO të trashëgimisë botërore. Procesi është i gjatë, por me mbështetjen e të gjithave palëve të interesit ai mund të realizohet në kohë dhe me sukses.
Z. Jole vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me agjencinë dhe administratat rajonale të zonave të mbrojtura, i cili ndikon drejtpërsëdrejti jo vetëm në ZM, por edhe në zonat e tjera përreth dhe jetën e komunitetit. Rezervati Natyror i Bisoferës Ohër-Prespë është një rajon shumë i rëndësishëm ndërkufitarë, i cili e ka fituar statusin në UNESCO një dekadë më parë. Statusi dikton respektimin e protokolleve nga të tri vendet ndërkufitare, por njëkohësisht ky rezervat shërben për shkëmbime sociale e turistike. Statusi i rajonit Ohër-Prespë, si pasuri e UNESCO-s dikton detyrime për ruajtjen e natyrës, biodiversitetit dhe kontrollin e aktivitete që zhvillohen në zonë.
Sipas Z. Koki, Drejtor i AdZM-së Korçë, “me mbështetjen e institucioneve qendrore dhe vendore, tanimë pranë liqenit të Ohrit nuk operojnë aktivitete që dëmtojnë peizazhin dhe harmoninë e natyrës pranë Liqenit të Ohrit”. Z. Panovski vlerësoi se tryeza e gjelbër e realizuar mes drejtuesish të niveleve qendrore, vendore dhe lokale ishte në nivelet e duhura, kjo falë vullnetit dhe bashkëpunimit mes tyre. Z. Panovski citoi gjithashtu se “nëse kthehem mbrapa në kohë, para 20-25 vitesh kujtoj që bashkëpunime dhe takime të tilla në këto nivele ishte shumë e vështirë që të realizoheshin. Nga eksperienca personale si anëtar i grupit të nominimit e përshëndes procesin e sapo filluar, për Vjosën. Si ekspert e vlerësoj se do të jetë një proces i gjatë, i vështirë por një sfidë e bukur”. Edhe miqtë e tjerë të tryezës rekomanduan angazhimin akademikë dhe atë të ekspertëve në programin “Njeriu dhe Biosfera” dhe futjen e Vjosës në UNESCO, apo edhe nisma të tjera po kaq të rëndësishme, për zhvillimin dhe jetësimin e projekteve në zonat e mbrojtura, me përfshirjen e komunitetit dhe grup-moshave të ndryshme.