Përmirësimi i infrastrukturës turistike në Ujërat Termale të Bënjës

Ujërat Termale të Bënjës vijnë me një infrastrukturë të përmirësuar dhe të transformuar, duke përfshirë hapësira për vizitorët, parkim, zona pikniku, ambiente për produkte lokale dhe hapësira për aktivitete kulturore duke organizuar më mirë flukset turistike në funksion të konsolidimit të mëtejshëm të Bënjës si një model i turizmit të qëndrueshëm brenda zonave të mbrojtura.
Ministri i Mjedisit z. Sofjan Jaupaj, dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Juxhina Spahiu, realizuan një inspektim në terren, për të vëzhguar nga afër të gjithë investimin e realizuar në monumentin natyror më unik të Qarkut Gjirokastër, i cili tashmë është gati të mirëpresë fluksin e turistëve që sjell sezoni.
Previous NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR 8 PROFESIONISTË TË RINJ PËR ZONAT E MBROJTURA

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM