Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues, një ngjarje ndërkombëtare u zhvillua për këtë vit në Shqipëri përgjatë datave 18 dhe 19 janar.
Regjistrimi Ndërkombëtar i Shpendëve të Ujit përfshinë të gjitha llojet e ligatinave natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu, si edhe të gjithë llojet e shpendëve që hasen në këto habitate. Shqipëria, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ekspertëve ornitologë, ekspertëve mjedisorë, organizatave dhe vullnetarëve të shumtë, zhvilluan procesin e vrojtimit dhe numërimit të popullatave të shpendëve në 34 zona ligatinore.
Censusi i Shpendëve Ujorë dimërues është një aktivitet i rëndësishëm, i cili ndikon drejtpërdrejt në menaxhimin efektiv të habitateve natyrore dhe biodiversitetit të pasur që frymon në to.