Përmbyllen takimet e Analizës METT (2024-2025) për PK “Prespa”, PMTU “Liqeni i Pogradecit”, PK “Shebenik”, PN “Korab-Koritnik” dhe PK “Alpet e Shqipërisë”, së bashku me stafet e AdZM-ve, Bashkitë dhe organizatat lokale, ku u diskutua më tepër rreth menaxhimit të Zonave të Mbrojtura dhe u analizuan aspektet e një administrimi sa më efektiv për secilën zonë të mbrojtur. Analiza METT, një inciativë e sjellë për herë të parë në vitin 2019 me mbështetjen e Prespa Ohrid Nature Trust – PONT, vjen në ndihmë të stafit të zonave të mbrojtura me një përmbledhje të ecurisë së menaxhimit të parkut vit pas viti.