Parku Natyror “Qafështamë” ndalesa e radhës e Tyrezës se gjelbër

Ekoturizmi në parkun natyror “Qafështamë” ishte tema e tryezës së gjelbër, e katërmbëdhjeta në rendjen e saj. Parku ishte vendndodhja ku tryeza  jonë e përmujashme bëri bashkë institucionet në nivel qendror dhe vendor, ekspertë pyjesh, organizata lokale dhe kombëtare, universitete, biznese të zonës dhe sektorit të turizmit natyror, banorë dhe pushues të ndryshëm.

Paneli i tryezës përbëhej nga znj. Daniel Pirushi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, z. Florind Cerhozi, Sekretar i Përgjithshëm, Bashkia Krujë, z. Muharrem Loka, inxhinier pyjesh, z. Xhulian Kafeshiu, bashkia Krujë, z. Roland Palushi, Ecotour Albania.

Fokusi kryesor i bashkëbisedimit mes panelistëve dhe të ftuarve ishte njohja e vlerave natyrore, promovimi i tyre për një zhvillim të kontrolluar të turizmit kulturor, historik dhe natyror. Qafështama ruan një bimësi të pasur e të shumëllojshme, me shtrirje vertikale, shquhet për pyjet e dominuara nga Pisha e Zezë dhe Ahu, në lartësitë mbi 800-900m, me dushqe e shkozë.

Në park janë identifikuar disa lloje amfibësh, zvarranikësh, shpendësh dhe gjitarësh. Vlerat  kurative të parkut lidhen me klimën e shëndetshme, peizazheve, ajrin e pastër, aromën e këndshme të pyllit të pishave. Ndër burimet ujore përmendet Kroi i “Nënës Mbretëreshë”, me status monument natyre, në lartësinë rreth 1 100 m mbi nivelin e detit, me ujë të pastër, të ftohtë dhe kurativ, zonë e cila shërben për kurimin e sëmundjeve të mushkërive. Kroi emrin e ka marrë marrë që në vitet ’20 të shek XX-të, pasi prej tij merrej uji për familjen mbretërore në Tiranë.

Për të vizituar Parkun Natyror të QafëShtamës duhet të marrësh rrugën automobilistike Krujë-QafëShtamë. Në afërsi me parkun, në Bashkinë e Krujës ndodhen edhe disa monumente te rëndësishme natyrore, kulturore dhe shpirtërore, që tërheqin vizitorë vendas dhe të huaj, si: qyteti antik Albanopoli, Shpella e Sari Salltikut, Shkëmbi i Vajës, Gryka e Zezë, Kroi i Nënës Mbretëreshë, Masivi i pishës  së zezë Qafshtamë, Rrapi i Ballabanecit, Rrapi i Buranit, Rrapi i Taslloit, Rrapi Kryeshkozë, Rrepet e Arramerasit (Fushë Krujë), të cilat rrisin numrin dhe llojin e atraksioneve dhe itinerareve, që turistët mund të vizitojnë përgjatë vizitave një apo disa ditore në Krujë, Qafështamë dhe rrethinat përreth. Vetëm përgjatë muajt korrik parku është vizituar nga 13,200 turistë, ndër ta 9,800 vendas dhe 3,400 të huaj.

Natyra shqiptare është e mrekullueshme, ekosistemet natyrore të zonave të mbrojtura janë pasaporta jonë me vlerë, e cila hap dyert për projekte dhe nisma miqësore, por edhe zhvilluese e përfituese për komunitetet dhe turistët. Diversifikimi i ofertave dhe destinacioneve shpie në një turizëm të qëndrueshëm e të përgjegjshëm, ashtu siç edhe ne synojmë.

Previous NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM