Në mjediset e Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, u mbajt takimi i parë mbi procesin e hartimit të Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Mali i Tomorrit”.
Plani i menaxhimit ekzistues është hartuar në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë ka një numër të madh ndryshimesh dhe zhvillimesh të ndodhura në park. Përgjatë këtij takimi, studio fituese e cila do të ndjekë këtë proces, bëri të mundur prezantimin e metodologjisë dhe të strukturës që do të ndiqet për hartimin e planit të integruar të menaxhimit.