Në kuadër të hartimit të Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Natyror “Qafështamë”, u zhvillua takimi i parë prezantues me përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, AdZM Durrës, si dhe me ekspertë të angazhuar në hartimin e këtij plani.
Ky takim shënoi hapin e parë drejt një procesi gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues për përgatitjen e një dokumenti strategjik, i cili do të udhëheqë menaxhimin e qëndrueshëm të parkut.