Nis implementimi i projektit “Zgjidhje mjedisore dhe turistike për liqenin e Shkodrës”

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka nisur implementimin e projektit “Zgjidhje mjedisore dhe turistike për liqenin e Shkodrës”, me takimin e parë të mbajtur në Liqenin e Shkodrës. Projekti financohet nga marrëveshja e shkëmbimit të borxhit italo-shqipëtar për zhvillim (IADSA II) nënshkruar në kuadër të Programit të Bashkëpunimit për Zhvillimin Italo – Shqipëtar.

Projekti synon zhvillimin dhe testimin e një oferte turistike të gjelbërt dhe të qëndrueshme në Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Liqeni i Shkodrës”. Takimi i parë kishte për qëllim prezantimin e rrjetit të aktorëve kryesorë, si dhe potencialë, gjithashtu njohjen me zonën dhe përmbylljen e planit operacional.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga Universiteti i Barit, Universiteti i Shkodrës, Prefektura e Qarkut Shkodër, Bashkia Shkodër, Shoqata, Operatorë Turistikë të zhvillimit të aktiviteteve sportive ujore, AKZM, AdZM Shkodër dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Shkodër.

Previous Tabela të reja informuese në zonat e mbrojtura

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM