Ekspertët e misionit të UNESCO-s, së bashku me ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, vijojnë punën mbi përgatitjen e dosjes për aplikimin në Programin “Njeriu dhe Biosfera”. Ky aplikim do të përfshijë tre elementet kryesorë që një Biosferë duhet të përmbushë:
-Funksioni Ruajtës
-Zhvillimi
-Mbështetja Llogjistike
Grupi i Punës ka vizituar Monumentin e Natyrës “Ujrat Termale të Bënjës”, si një nga pikat më të rëndësishme ku njeriu, kultura dhe natyra ndërveprojnë.