Është mbajtur në qytetin e Vlorës Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Qarkut Vlorë, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut, znj. Evis Allushi.
Me prezencën e drejtoreshës së AKZM-së, znj. Juxhina Spahiu, Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali”, Kryetarit të Këshillit të Qarkut, përfaqësuesve të pushtetit vendor, institucioneve lokale, shoqatave mjedisore etj., u trajtuan të gjitha çështjet mbi një menaxhim sa më efektiv të zonave të mbrojtura të qarkut. Takimi pati në fokus edhe Ditën e Inxhinierëve të Pyjeve, ku u dhuruan çertifikata mirënjohjeje për dy inxhinierë pyjesh, z. Abdul Çuçaj dhe z. Llazar Gjonça, të cilët ia dedikuan jetën e tyre pasionit për pyjet dhe natyrën.