Përmbyllim Komitetin e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Tiranë për vitin 2024. Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Tiranë, z. Afrim Qëndro dhe me pjesëmarrjen e znj. Daniel Pirushi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, u trajtua një përmbledhje e të gjitha rezultateve të përftuara përgjatë këtij viti.
Gjatë diskutimeve me të gjithë të pranishmit, u theksua rëndësia e rishikimit të elementeve tekniko-formalë të VKM-ve të shpalljes së zonave të mbrojtura, një proces që është në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 21/2024. Po ashtu, u analizua progresi i realizimit të masave të mbrojtjes dhe ruajtjes së biodiversitetit në këto zona, duke siguruar gjithashtu mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërinstitucional.