Është mbajtur Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Qarkut Durrës, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut z. Emiljan Jani.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, si dhe anëtarë të Komitetit të Menaxhimit, me të cilët u diskutua mbi përmbledhjen e punës së realizuar deri më tani dhe mbi objektivat e parashikuara, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional