Në mjediset e Prefekturës së Durrësit u mbajt mbledhja e parë për vitin 2025 e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Durrës. Në takim ishin të pranishëm Prefekti i Qarkut Durrës, z. Emiljan Jani, Drejtoresha e Përgjithshme e AKZM-së, znj. Daniel Pirushi, përfaqësues të institucioneve vendore dhe lokale, si dhe ekspertë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e rishikimit të elementeve tekniko-formalë të VKM-ve për shpalljen e zonave të mbrojtura, në përputhje me Ligjin Nr. 21/2024, si dhe në punën e bërë nga Administrata gjatë vitit 2024. Në përfundim, u theksua nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional, për të siguruar menaxhim efektiv dhe të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në Qarkun Durrës.