Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Parkut Kombëtar të Alpeve

Është mbajtur sot Komiteti i Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës, z.Agron Geca dhe Prefektit të Qarkut Shkodër, znj. Majlinda Angoni dhe me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj Daniel Pirushi.

Znj. Pirushi prezantoi për të gjithë të pranishmit procesin e nisur nga AKZM mbi rishikimin e elementeve tekniko-formale të VKM-ve mbi shpalljen e zonave të mbrojtura, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga dispozitat kalimtare të ligjit nr. 21/2024.
Profesorët dhe studiues nga Universiteti i Tiranës dhe Fakultetit i Shkencave të Natyrës do të jenë bashkudhëtarë në këtë proces, duke ofruar ekspertizën e tyre përgjatë rishikit të akteve ligjore të shpalljes.

Së bashku me Anetarët e Komitetit të Menaxhimit, përfaqësues të institucioneve lokale dhe organizatave të ndryshme, diskutuam mbi çështjet e nënzonimit të brendshëm të parkut, si dhe mbi menaxhimin e qendrushëm të tij.

Previous Edukimi Mjedisor – Maj 2024

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM