Në Qendrën e Vizitorëve është mbajtur Komiteti i Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta”. Të pranishëm në takim ishin Prefektja e Qarkut Fier znj. Mbarime Isufaj, Drejtoresha e Përgjithshme e AKZM znj. Daniel Pirushi, përfaqësues të Bashkisë Divjakë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe pushtetit lokal. Së bashku diskutuam mbi menaxhimin e qendrueshëm të parkut, si dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Pjesë e takimeve të Komitetit të Menaxhimit janë edhe ekspertët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të cilët me ekspertizen e tyre do të kontribuojnë në rishikimin e akteve ligjore të shpalljes së zonave të mbrojtura. Znj. Daniel Pirushi prezantoi ecurinë e punë së bërë mbi rishikimin e elementëve tekniko-formalë të VKM-ve të shpalljes së zonave të mbrojtura, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga dispozitat kalimtare të ligjit nr. 21/2024.