Kremtojmë 24-vjetorin e shpalljes së PK “Prespë”

Në një atmosferë festive mjaft të ngrohtë, kremtuam 24 vjet nga Dita e Shpalljes së “Parkut Kombëtar Prespë”. Ditëlindja e Parkut u shoqërua me një sërë aktivitetesh festive, ndër to një ekspozitë me piktura “Prespa Ime” realizuar nga fëmijët, këngë e valle tradicionale të zonës, vizitë në kishat dhe muze, vizitë në ishullin e Maligradit si dhe degustim i ushqimeve tradicionale. Të pranishëm në festën ishin edhe Drejtoresha e AKZM-së znj. Daniel Pirushi, Drejtoresha e Zyrës së Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Ballkanin Perëndimor Tiranë znj. Stefania Vizzaccaro, Kryetari i Bashkisë Pustec z. Pali Kolefski, Kryetari i Qarkut Korçë z. Erjon Nexhipi, si dhe organizata joqeveritare që japin një kontribut të çmuar në Parkun Kombëtar të Prespës. Një falënderim i veçantë shkon edhe për Prespa Ohrid Nature Trust – PONT, për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë për Parkun Kombëtar të Prespës.

Previous Njohja me natyrën përmes edukimit

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM