Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë vjen edhe këtë vit me 12 shtigje natyrore të realizuar nga 12-të Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura, ku shumë miq, kolegë, dashamirës të natyrës, u bën bashkë për të eksploruar magjinë natyrore të zonave të mbrojtura. Një eksperiencë e mrekullueshme natyrore e cila fton të gjithë dashamirësit e natyrës të zbulojnë zonat e mbrojtura, nën drejtimin e guidave të çertifikuara, të cilat do t’ju njohin me biodiversitetin, majat malore më të bukura, monumentet natyrore dhe kulturore, traditat lokale dhe gjithçka unike që këto shtigje natyrore ofrojnë. Të gjitha informacionet mbi shtigjet, gjatësitë dhe nivelet e vështirësisë, gjenden në platformën digjitale www.albaniantrails.al, një punë e realizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.