Është mbajtur në qytetin e Përmetit konsultimi publik mbi nisjen e procesit të punës për “Hartimin e Planit të Menaxhimit për Monumentin Natyror Ujërat Termale të Bënjës”.
Bënja është një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët, për këtë arsye plani i menaxhimit vjen si një nevojë për të garantuar një menaxhimit të qëndrueshëm dhe cilësor për këtë pasuri natyrore. Për të gjithë të pranishmit, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Përmet, znj. Alma Hoxha ndamë edhe një tjetër hap të rëndësishëm të ndërmarrë në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të Bënjës, siç është projekti “Bënja, destinacion ndërkombëtar turistik”.
Hartimi i Planit të Menaxhimit do të realizohet me mbështetjen e projektit “Mjedise të qëndrueshme në Zonat e Mbrojtura për përdorim më të mirë nga qytetarët – SEPAC”.