Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Bashkia Përmet organizon konsultimin publik në kuadër të nisjes së procesit të punës për “Hartimin e Planit të Menaxhimit për Monumentin Natyror Ujërat Termale të Bënjës”.
Përgjatë takimit do të realizohet gjithashtu prezantimi i projektit “Bënja, destinacion ndërkombëtar turistik”.
Për t’ju bashkuar iniciativës sonë të re ju mirëpresim për të ndarë së bashku informacione, mendime dhe rekomandime.
16.04.2025, ora 11:00, Qendra Kulturore Multifunksionale, Përmet.