Ministria Kumbaro, viziton Rezervatin Natyror të Menaxhuar Kune-Vain

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë pune në Rezervatin Natyror të Menaxhuar Kune-Vain. Gjatë takimit Kumbaro u njoh me Zonat e Mbrojtura që administrohen nga ky institucion, vlerat natyrore dhe problematikat e tyre. Kune-Vain është zona e parë e mbrojtur natyrore që prej vitit 1940.

Ky vit që po mbyllim ka pasur numrin më të lartë të turistëve në Kune-Vain-Tale. Kjo lagunë po ashtu është shpallur zonë e rëndësishme për shpendët në Europë. Janë 196 lloje shpendësh popullojnë zonën dhe ekspertët e Administratës së Zonave të Mbrojtura, Lezhë, të cilët shkelin çdo ditë territorin pohojnë se ka një rikthim të shpendëve dhe shtim të numrit të tyre.

Moratoriumi i gjuetisë ka shmangur në masë të madhe abuzimet që i bëheshin faunës. “Por ende vigjilenca dhe puna në terren s’duhet ngadalësuar për t’u siguruar gjallesave një jetesë të qetë në habitatet që u takojnë”, theksoi ministria në këtë vizitë.

Previous Ministria Kumbaro viziton “shtëpinë” e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta

Leave Your Comment

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

Telefono:
E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane

Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM