Nis puna për implementimin e projektit më të ri të ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, “Shtigjet në rrjetin e Zonave të Mbrojtura”, i cili synon studimin, përmirësimin, mirëmbajtjen, markimin dhe hapjen e shtigjeve të reja. Ndërhyrjet do të realizohen pranë shtegut natyror “Ish Rezervati – Liqeni i Bovillës”, pjesë e Bovillës dhe synojnë:
-Përmirësimin e infrastrukturës në shtigjet natyrore;
-Ngritjen e një pike informuese për vizitorët;
-Ngritjen e mjediseve çlodhëse, si dhe argëtuese për vizitorët.